Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Ekonomi

Pastrimi i parave në ndërtim kap majat: SHITET garsonierë 15 m² në Tiranë për 4.2 milionë euro

Agjencia imobiliare sqaron se çmimi i lartë arsyetohet me faktin se tulla e dytë nga e majta ka parë me "sy" një politikan të njohur dhe blerja u bë me para në dorë.

Redaksia Fari
Pastrim parash në ndërtim

Tregu i pasurive të paluajtshme në kryeqytet ka shënuar një rekord të ri botëror pasi një ambient banimi 15 metra katrorë, pa dritare, pa ajrim e me tualetin që ndan të njëjtën hapësirë me pianon e supozuar, u shit brenda 180 sekondave nga dalja në treg.

Tranzaksioni u krye i gjithi me para në dorë, ku blerësi anonim paraqiti tre valixhe me kartëmonedha 500-euroshe ende të ngrohta nga prerja. Si bonus për shpejtësinë e pagesës, blerësi mori edhe një \"çertifikatë pronësie virtuale\", pasi pallati vetë është ende në fazën e kërkimit të vendodhjes e pritet të përfundojë nga viti 2031.

Sipas agjentit imobiliar që ndërmjetësoi shitjen, kostoja prej 280,000 eurosh për metër katror është një "okazion absolut" po të llogariten specifikat unike të pronës. "Po flasim për një apartament ku kjo tulla këtu, që do të vendoset mbi dysheme ka parë fizikisht një deputet duke kaluar me makinë në vitin 2021," shpjegoi ai gjatë konferencës për shtyp. Kjo i jep pronës një ngarkesë elektro-magnetike pushteti. Ju thoni nuk ka dritare, por ne e quajmë \"dizajn akustik i izoluar nga realiteti\". Nuk ka vend për krevat? Të pasurit e vërtetë nuk flenë shtrirë, ata bëjnë meditim!

Ekspertët e ekonomisë konfirmojnë se ky është vetëm fillimi i një valë të re rritjeje. Pritet që muajin e ardhshëm të dalë në treg edhe një \"hapësirë ajrore\" prej 2 m² mbi çatinë e një pallati, ku blerësi merr të drejtën ekskluzive për të varur rrobat me kapëse për 1.5 milionë euro, kushti i vetëm, pagesa të bëhet me para në dorë.

tregu imobiliartiranandertimecmimetpastrim parash
Ndaje: