Lajmet e fundit
-
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027
Zëvendësi i drejtorit të zëvendësit të ekonomistit të nënkryetarit të drejtorit deklaroi se kanë hapur bisedimet me kompanitë ajrore, që biletat për në Gjerman…
-
Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha
Versioni 2.0 premton një radhë të dytë, për ata që e duan përvojën të plotë.
-
Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur
Prokuroria nisi hetim, pritet të përfundoj mbas mandatit të 27. Me sloganin drejtësia vonon po nuk harron.
-
Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës
Qytetari u shpreh i lumtur - ne jemi me fat se kemi një dritare drejtë asaj llampës së rrugës funksionuese, komshiu i hyrjes nga ana tjetër detyrohet të hajë d…
-
Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur
Ekspertët sugjerojnë durim, idealisht të financuar nga kursimet që nuk i keni.
-
Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush
Ligji hyri në fuqi menjëherë.
-
Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër
Kompania e energjisë e quan nismën "sukses të papritur social".
-
Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë
Për të kontrolluar sa po paguani në komisione, mjafton të paguani një komision të posaçëm.