Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Rreth Nesh

Fari.news është një portal satirik në gjuhën shqipe. Botojmë lajme që nuk kanë ndodhur — dhe ndoshta nuk do të ndodhin kurrë — sepse qëllimi ynë nuk është të informojmë, por të bëjmë humor mbi realitetin.

Çfarë është satira

Çdo artikull në këtë sit është vepër humori dhe trillimi. Emrat, deklaratat, ngjarjet dhe statistikat janë të shpikura për efekt komik. Nëse diçka të duket e vërtetë, është thjesht sepse realiteti nganjëherë e kalon satirën.

Si punojmë

Fari.news është ndërtuar mbi një parim të thjeshtë: respekt për lexuesin. Kjo do të thotë:

  • Asnjë reklamë, asnjë banner, asnjë dritare që hapet vetë.
  • Asnjë cookie gjurmuese dhe asnjë mjet i palëve të treta.
  • Asnjë kërkesë për pëlqim, sepse nuk mbledhim asgjë që do ta kërkonte.

Statistikat tona të leximit janë krejt anonime dhe llogariten në server, pa cookie dhe pa identifikues personalë. Më shumë te Politika e Privatësisë.

Redaksia

Artikujt firmosen nga Redaksia Fari, një kolektiv autorësh që preferojnë të mbeten pas dritës së farit.

Për çdo gjë tjetër, na shkruani te kontakt@bizneset.al.