Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Aktualitet · Ekonomi

Vendet e punës në Shqipëri: kërkohet ekperiencë, për pagën flasim!

Paga konkurruese, 5-10 vite eksperiencë në moshën 22-vjeçare dhe kultura "jemi si familje": Çfarë do të thotë vërtet të kërkosh punë sot.

Redaksia Fari
Vendet e punës në Shqipëri: kërkohet ekperiencë, për pagën paga flasim

Në Shqipëri, gjetja e një pune nuk është thjesht proces punësimi. Është një provim i gjatë karakteri e durimi.

Shpallja e zakonshme thotë me entuziazëm: “Kërkojmë një person energjik, ambicioz, fleksibël dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi.”

Pastaj vjen pjesa interesante, ajo që lexohet me sy gjysmë të mbyllur: Eksperiencë: 3–5 vite. Orari: 08:00–18:00. Të shtunën: sipas nevojës. Paga: Konkurruese.

“Paga konkurruese” është një nga shprehjet më misterioze të tregut shqiptar të punës. Askush nuk e di sa është me saktësi, por të gjithë janë të bindur se konkurron fort me diçka — ndoshta me mundësinë për të shtyrë muajin.

Kërkohet gjithçka, ofrohet “mundësi zhvillimi”

Nëse je 22 vjeç dhe sapo ke dalë nga universiteti me diplomë në dorë, shpallja të kërkon qetësisht: 5 vite eksperiencë pune; anglisht perfekte; Excel, Photoshop, marketing, kontabilitet e menaxhim; patentë; aftësi komunikimi; dhe, nëse është e mundur, të dish edhe të rregullosh kondicionerin e zyrës (se ka rrjedhur gazin dhe filtri ka zënë myk).

Në intervistë, rekrutuesi të shikon me kureshtje dhe të pyet: > “Ku e shikon veten pas pesë vitesh?”

Ti mendon me vete: “Me një pagë që më lejon të paguaj qiranë e faturat pa pas master kursimi në matematikë.”

Por këtë nuk e thua dot me zë të lartë. Thua thjesht me buzëqeshje: > “Duke u zhvilluar profesionalisht brenda kompanisë.”

Paradoksi i eksperiencës shqiptare

Problemi është se për të fituar eksperiencë duhet të punosh. Për të punuar duhet të kesh eksperiencë. Dhe për të fituar eksperiencë duhet të të japë dikush një shans.

Pra, nëse je i ri dhe pa eksperiencë, ke zbuluar një nga paradokset më të bukura të ekonomisë sonë: Duhet të kesh punuar përpara se të të japin mundësinë për të punuar.

Mund të fillosh edhe si praktikant, ku skema është e qartë: Praktika zgjat tre muaj. Puna zgjat tetë orë në ditë. Përgjegjësitë janë plotësisht të tuat. Paga është… “eksperiencë”.

Një monedhë shumë interesante ky lloj stili, por që fatkeqësisht kam vënë re që se pranon asnjë kasier. E provova edhe me një kafene një dite në Laprakë, kshu per eksperiencë po desh përfundova pa një sy nga shpejtësia e kamarierit në lëvizjen e krahut.

“Jemi si familje”

Një tjetër frazë e famshme që shfaqet rregullisht në shpalljet e punës shqiptare është: “Në kompaninë tonë jemi si një familje.”

Kjo zakonisht tingëllon bukur e ngrohtë derisa kupton se "familja" fillon e të shkruan në WhatsApp deri në 22:47: “Përshëndetje, një gjë të vogël vetëm…”

Kjo “gjëja e vogël” rezulton të jetë një raport 17-faqësh që duhet dorëzuar nesër në 07:30 të mëngjesit. Normalisht para se të filloje orari i rregullt i punës, por kjo sduhet të të shqetësoj, sepse në familje ndodhin këto gjëra jo shumë shpesh sa në punë. po që ndodhin.

Punë nga zyra, nga shtëpia dhe kudo tjetër

Dikur njerëzit kërkonin “punë zyre”. Sot kërkojnë me ngulm “punë nga shpia”.

Në Shqipëri, punë nga shpia shpesh do të thotë: punon nga shtëpia, por duhet të jesh online sikur të ishe ulur në karrigen e zyrës. Dhe nëse nuk përgjigjesh brenda 4 minutave, në ekran shfaqet menjëherë mesazhi: “A je aty?”

Po. Jam aty, këtu, atje, punën unë do e bëj mos do ma bësh ti që kontrollon?!

Me pak fjalë tregu shqiptar i punës të mëson disa rregulla të arta: Nëse ke diplomë, të duhet eksperiencë. Nëse ke eksperiencë, të duhet një diplomë tjetër. Nëse i ke të dyja, të duhet networking. Nëse ke networking, të duhet fat. * Dhe nëse i ke të gjitha këto? Të duhet përsëri një mik që të të pranojnë.

Sepse ndoshta sfida më e madhe e punësimit në Shqipëri nuk është thjesht të gjesh një vend pune. Është të gjesh një vend pune ku, pasi lexon shpalljen, nuk ke nevojë të përgatitesh para një kafe për të marrë veten po të gjesh mikun që të i japësh një KAFE për të marrë te vendi i punës. Mos harro KAFJA varet se sa konkurruese është paga.

punësimishqipëriapagaeksperiencasatirë
Ndaje: