Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Ekonomi · Aktualitet

Karburanti në Shqipëri: Luksi i ri që digjet

Dikur pyesnim se sa kilometra bëjmë me 1000 lekë, sot pyesim nëse e përballojmë dot psikologjikisht faturën.

Redaksia Fari
Karburanti në Shqipëri: Luksi i ri që digjet

Ka ardhur një moment i bukur në historinë ekonomike të Shqipërisë: nafta/benzina/gazi nuk janë më thjesht karburant. Janë investime afatshkurtër me humbje të menjëhershme.

Dikur njerëzit mbushnin makinën dhe pyesnin: “Sa kilometra bëj me 1000 Lekë?”. Sot pyetja më e rëndësishme është: “A mund ta përballoj psikologjikisht faturën?”.

Nëse dikur shkoje në pikën e karburantit për të mbushur makinën, sot shkon për të bërë një akt simbolik ekonomik. Fut kartën, vendos sasinë dhe pastaj shikon ekranin me të njëjtin emocion që dikur shikoje rezultatin e lotarisë.

Karburanti në shqipëri, produkt premium

Në vende të tjera, karburanti është një nevojë bazë për të lëvizur. Në Shqipëri po i afrohet statusit të një produkti luksi.

Kemi hyrë në epokën ku një shofer mund të thotë me krenari: “E mbusha plot.”

Dhe të tjerët ta shikojnë me admirim: “Me të vërtetë? Si ia dole? Qeke boss!”

Mbushja e plotë e serbatorit mund të bëhet së shpejti një tregues social më i fuqishëm se vetë makina që drejton.

Formula e re shqiptare

Ekonomia familjare shqiptare po përshtatet me një formulë të re matematikore:

Pagë → faturat → ushqimet → karburanti → panik ekzistencial.

Nëse të mbeten akoma para, mund ta pish edhe një kafe pë kokërr të qejfit.

Madje, për të kursyer, disa qytetarë kanë filluar ta përdorin makinën vetëm për raste jashtëzakonisht të rëndësishme. Për shembull: për të dalë me gjujt te blloku. E lejnë të parkuar por rrinë në zonë...

Studimet e ekspertëve

Ekspertët e ekonomisë po propozojnë masa komplekse: ulje taksash, rishikim të tregut, politika energjetike, kontrolle mjekësore falas dhe reforma pensionesh(këtë të fundit, kot për me shtu muhabet).

Vazhdojnë perçarja ndërmjet ekspertëve të përgjithshëm, atyre abstrakt dhe tekno-ekonikëve për zgjidhjen që po përdorin qytetarët për ti bërë ballë këtij problemi: Po ecin në këmbë. Arritën në përfundimin se është dicka absurde, imagjononi - u shpreh 1 ndër ekspertët të shkosh me pi kafe në lagje pa makinë, është kulmi.

Në Shqipëri karburanti tashmë nuk blihet vetëm me para. Blihet me planifikim, kursim, durim dhe një dozë të shëndetshme mosbesimi ndaj jetës.

Në fund të fundit, makina mund të ketë katër rrota. Por me këto çmime, për ta lëvizur duhet të kesh zemër prej çeliku dhe portofol prej titani.

naftacmimetkarburantiaktualitet
Ndaje: