Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Kulturë

Shqipëria shpall strategjinë e re kundër zjarreve: Çdo familje pajiset me nga një degë ulliri ekologjike, ndërsa Kanye West performon "Girl on Fire"

Pasi buxheti i helikopterëve u miratua për koncertin e radhës së yjeve ndërkombëtarë, Ministria e Mbrojtjes sqaron se teknika e degës së ullirit ose e lisit plotësojnë të gjitha standardet e BE-së për mbrojtjen nga flakët.

Redaksia Fari
Shqipëria shpall strategjinë e re kundër zjarreve

Përballë vatrave të shumta të zjarrit që kanë përfshirë vendin këto ditë gushti, autoritetet kanë prezantuar planin më inovativ të mbrojtjes civile në rajon: luftimin e flakëve me mjete me përdorim të dyfishtë dhe me stimulim artistik.

Sipas udhëzimit më të fundit, çdo familje që banon pranë zonave pyjore do të pajiset të paktën me nga një degë ulliri ose lisi me fletë të njoma, e cila konsiderohet plotësisht ekologjike, nuk konsumon karburant dhe ka kosto zero mirëmbajtjeje. Të pyetur se përse nuk u përdorën helikopterët e ushtrisë, zyrtarët sqaruan se fondet u riallokuan me urgjencë për të mbuluar shpenzimet e koncerteve të yjeve të huaj që po vizitojnë vendin.

Nuk mund të shpenzojmë karburant me cmimet e momentit për të shuar shkurre, kur mund t'i sjellim publikut Kanye West-in për të kënduar live "Girl on Fire". Kjo është pjesë e promovimit të paketave për turizmit, deklaroi përfaqësuesi i repartit të fikjes së zjarrit ndërsa po krasiste një pemë në anë të rrugës.

Zjarrfikësit në terren njoftuan se përveç degëve të pemëve, në rast emergjence do të lejohet edhe përdorimi i kapeleve të kashtës, ndërsa faza e dytë e projektit parashikon trajnimin e qytetarëve për të fryrë me gojë drejtimin e erës në mënyrë që flakët të largohen vetë.

zjarretkanye-westbuxhetiemergjencatsatire
Ndaje: