Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Aktualitet

WizzAir prezanton opsionin e ri në Rinas: "Fluturim me Imagjinatë, nisja nesër po kapët avioni"

Anullimet masive të fluturimeve në kulmin e sezonit zgjidhen me ushtrime psikologjike në aeroport.

Redaksia Fari

Kaosi i ditëve të fundit në Aeroportin e Rinasit me vonesat 14-orëshe dhe anullimet e linjave me kosto të ulët ka marrë përgjigje nga kompania ajrore, e cila prezantoi biletën e re Flexi-Spirit.

Udhëtarëve që mbeten të bllokuar mbi karriget e aeroportit pa ujë dhe pa informacion, kompania u ka shpërndarë tinguj valësh detare dhe zërin e pilotit që thotë: "Përfytyroni se sapo u ulët në Romë".

"Anullimi i fluturimit nuk është defekt, por koncept abstrakt i ndërlidhjes," u shpreh zëdhënësi i kompanisë. "Njerëzit duan të udhëtojnë për të përjetuar emocione të forta. Ofrimi i pasigurisë totale nëse do të niseni apo jo është emocioni më i madh që mund të blihet me 19.99 euro."

Pasagjerëve u është sugjeruar që nëse avioni nuk vjen deri të premten, të përdorin imagjinatat e tyre dhe "google street view" per te shijuar vendet e tyre të pushimeve.

wizzairrinasaeroportfluturimeanullime
Ndaje: