Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Kuzhinë

UNESCO pezullon kandidaturën e Tavës së Kosit: "Klasifikohet si rrezik termik, jo si trashëgimi kulinarike"

Inspektorët ndërkombëtarë dështojnë të përcaktojnë gjendjen aggregate të pjatës kombëtare: 'Nuk është as e ngurtë, as e lëngshme, dhe djeg qiellzën pas 40 minutash'.

Redaksia Fari

Aplikimi i Shqipërisë për ta përfshirë Tavën e Kosit në listën e mbrojtur të UNESCO-s ka hasur në pengesa të papritura burokratike në selinë e Parisit, pasi ekspertët e komisionit refuzuan ta provojnë pjatën për shkaqe sigurie.

Sipas raportit paraprak të inspektorëve, Tava e Kosit paraqet një anomali të panjohur fizike: pjesa e sipërme krijon një kore të ngurtë e me ngjyrë të artë, por sapo çpohet me pirun, nga brenda shpërthen një masë lëngu me temperaturë 300 gradë celcius.

"Nuk dimë si ta klasifikojmë," u shpreh kryetari i komisionit të UNESCO-s ndërsa mbante me pincë një copë nga tava e Elbasanit. "Nëse e merr me lugë të duket si supë, nëse e merr me pirun është mish, ndërsa nëse e lë dy minuta në tavolinë kthehet përsëri në kos. Por problemi kryesor është se nxehtësia e saj e brendshme ruan kapacitetin për të djegur qiellzën e gojës deri në dy ditë pas pjekjes."

Nga ana tjetër, kuzhinierët tanë tradicionalë kanë refuzuar çdo pretendim të inspektorëve të huaj, duke sqaruar se djegia e qiellzës është pjesë e pashmangshme e procesit të certifikimit të pjatës.

"Këta të UNESCO-s nuk kanë durim," tha një mjeshtër nga Elbasani. "Tava e Kosit nuk duhet ngrënë me nxitim. Ajo kërkon që më parë të frysh mbi lugë për 45 minuta, duke reflektuar mbi jetën."

Mësohet se procesi i anëtarësimit në UNESCO do të mbetet i bllokuar derisa delegacioni francez të marrë veten nga prova e parë dhe të përfundojnë kërkimet mbi zhdukjen e orizit në tavë.

tave kosiunescokuzhina shqiptarefizikekulture
Ndaje: