Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Turizëm

Restoranti në Dhërmi vendos taksën e re: 'Lëpirja e gishtave pas peshkut kushton 15 euro'

Për të ruajtur etikën në tavolinë, bizneset e bregdetit faturojnë çdo shijim jashtë menusë zyrtare.

Redaksia Fari

Për të rritur cilësinë e shërbimit dhe elitizmin e bregdetit jugor, një nga restorantet më në zë të Dhërmiut ka prezantuar një zë të ri në faturën e klientëve: "Taksa e Shijimit të Tepruar".

Sipas rregullores së re të printuar në fund të menusë, klientët që pasi hanë peshkun apo karkalecat do të lëpijnë gishtat e tyre, do të ngarkohen me një ekstra prej 15 eurosh për çdo gisht.

Lëpirja e gishtave është një zakon që nuk i shkon përshtat një bregdeti luksoz, shpjegoi menaxheri i restorantit. Nëse klienti e shijon ushqimin aq shumë sa nuk përmban dot veten, kjo do të thotë se kuzhinieri ynë ka bërë një punë fantastike dhe kjo duhet paguar ekstra.

Mësohet se për ata që kërkojnë të ngjyejnë bukën te salca e mbetur në pjatë, restoranti ngarkon çmimin fiks të copës tokës zënë me qira, pasi pjata konsiderohet pronë e zënë përkohësisht.

dhermiturizëmcmimetjug
Ndaje: