Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Politikë

Rama propozon që protestat e ardhshme të zhvillohen me aplikacion nga shtëpia

Kryeministri prezanton 'e-Protesta': Kursen djersën, hapat dhe nuk bllokon trafikun.

Redaksia Fari

Pasi ndoqi nga dritarja e kryeministrisë turmën e protestuesve, kryeministri Edi Rama ka propozuar diçka revolucionare për modernizimin e demonstratave në Shqipëri.

Përmes platformës së re "e-Protesta" në e-Albania, çdo qytetar do të mund të hedhë tymuese digjitale, të thërrasë "Rama ik", "Balluku ne burg" me një klikim dhe të marrë një vërtetim zyrtar me vulë digjitale që ka marrë pjesë në revoltë. Do të krijojmë mundesinë që shumë shpejt të ketë edhe opsionin "abonohu".

"Pse të dilni në gjithë ketë vapë apo ku i dihet mbas 4-5 muajve edhe në shi?" u shpreh kryeministri gjatë një transmetimi në ERTV. "Aplikacioni ju lejon të protestoni me pizhama nga divani, ndërsa ne mund t'ju dërgojmë gaz lotësjellës virtual me mesazh SMS e t'iu numërojmë sipas dëshirës së momentit".

Propozimi është pritur me rezerva nga protestuesit, të cilët u ankuan se serveri i e-Albania mund të jetë i paarritshëm pikërisht në kulmin e protesës.

edi ramaprotestae-albaniaflamingo
Ndaje: