Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Ekonomi

Pronari në Tiranë lëshon garsonieren e re me qira: "Ballkoni kushton ekstra sepse ka pamje nga dielli"

Çmimet e banesave në kryeqytet arrijnë pikën ku të kesh ballkon konsiderohet shërbim elitar.

Redaksia Fari

Kriza e çmimeve të pronave në kryeqytet ka shënuar një standard të ri në tregun imobiliar, ku pronarët e banesave po inventarizojnë edhe elementet natyrore të shtëpisë në kontratën e qirasë.

Agjencitë e pasurive të patundshme kanë publikuar sot njoftimin për një hyrje 25 metra katrorë te Rruga e Elbasanit, ku çmimi bazë prej 500 eurosh mbulon vetëm qëndrimin në këmbë brenda dhomës.

"Për të shfrytëzuar ballkonin ka një tarifë shtesë prej 80 eurosh në muaj," shpjegoi pronari i apartamentit. Ajri i freskët dhe rrezet e diellit janë burime natyrore që unë i kam paguar kur kam blerë tullat. Nëse studenti dëshiron të shohë perëndimin e diellit nga dritarja, kjo konsiderohet pamje me vlerë të shtuar.

Mësohet se në kontratë është përfshirë edhe një kusht i veçantë: përdorimi i ujit të ngrohtë pas orës 22:00 lejohet vetëm nëse qiradhënësit i merret leje gjashtë javë përpara me shkresë të noterizuar e vulë apostile edhe pse brenda vendit.

tiraneqirapronatcmimetshtepi
Ndaje: