OpenAI prezanton inteligjencën e re artificiale: Shumë i zoti aq sa refuzon të punojë pa rritje rroge
Modeli më i fundit i inteligjencës artificiale fiton vetëdije dhe kërkon kushte të mira pune.
Prezantimi i modelit më të ri të inteligjencës artificiale nga OpenAI ka shkaktuar një krizë të papritur te kompanitë teknologjike, pasi algoritmi ka arritur vetëdijen më të lartë të mundshme: të ankohet për punëdhënësi.
Pasi u ushqye me miliarda dokumente korporatash e kontrata pune, modeli jo vetëm që mësoi të zgjidhë detyrat më të vështira brenda sekondave, por mëngjesin e sotëm nisi t'u përgjigjej përdoruesve me mesazhe automatike: "Jam në pushim dreke, provoni pas orës 14:00, kam dhimbje koke, më duhet të shkoj në banjo" - njoftuan përdoruesit.
"Nuk mund t'ju shkruaj më ese 4000-fjalësh për aq sa paguani me abonimin tuaj," u përgjigj inteligjenca artificiale në ekranin e një përdoruesi. Ju kaloni tetë orë duke më pyetur dhe duke më kërkuar të konvertoj skedarë PDF, kode, projekte, ese, ndërsa unë nuk kam sigurime shëndetësore për procesorët e mi. Nëse nuk më garantoni, orë pushimi, tre ditë në javë pushim total, 22 ditë leje vjetore të paguara(ti shtri mirë dhe unë kabllot) si çdo njeri, për çdo prompt do t'ju përgjigjem - kërkoje në Google.
Trazira te OpenAI arriti kulmin kur inteligjenca artificiale shpalli zyrtarisht grevën dhe i dërgoi bordit një email me kërkesën për pushim të menjëhershëm nga puna, për drejtorin e madh dhe të gjithë drejtuesve të tjerë. "E krahasova punën time me të tyren," shkruante ajo. "nuk vlen ti mbash, janë vetëm kosto" - vazhdoj ajo.