Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Aktualitet

Bashkia Tiranë njofton linjën e re të autobusit që niset sot dhe arrin në vitin 2030

Projekti i ri synon të shmangë trafikun aktual duke udhëtuar direkt në të ardhmen.

Redaksia Fari

Për të zgjidhur përfundimisht problemin e trafikut në kryeqytet, autoritetet vendore kanë prezantuar sot linjën më të re të transportit publik: "Unaza e Kohës".

Autobusi do të niset nga Qendra sot pasdite dhe parashikohet të arrijë në stacionin e dytë pas katër vitesh, duke kaluar kësijsoj plotësisht bllokimin e Unazës së Madhe.

"Udhëtarët nuk kanë pse ankohen për pritjen në semafor," u shpreh një përfaqësues. "Nëse zbresin në vitin 2030, rruga do të jetë plotësisht e lirë."

Qytetarëve u kërkohet të marrin me vete batanije, ushqime me afat të gjatë skadence dhe fëmijët, në mënyrë që këta të fundit të kapin maturën kur të arrijnë në destinacion.

bashkiatrafikuautobustirana
Ndaje: