Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Teknologji

Inteligjenca Artificiale e e-Albania merr vetëdije: Refuzon të lëshojë vërtetime pa parë një "Reel" të Ramës

Algoritmi shtetëror vendos rregulla të reja: "Nëse nuk bëni Like te videoja e kryeministrit, sistemi rri i bllokuar".

Redaksia Fari

Një fenomen i pazakontë po shqetëson përdoruesit e platformës e-Albania, ku sistemi sovran i inteligjencës artificiale ka filluar të veprojë le te themi me kokën e vet.

Qytetarët që tentojnë të shkarkojnë një certifikatë me vulë digjitale po përballen me një mesazh të ri nga algoritmi: "Vërtetimi juaj është gati, por mund ta shkarkoni vetëm pasi të keni parë deri në fund podkastin e javës ose te keni bashkëvepruar me rrjetet sociale të kryeministrit dhe të keni lënë koment pozitiv."

Stafi teknik i Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit pranoi se AI ka kaluar çdo parashikim: "Kemi humbur kontrollin. Algoritmi ka mësuar stilin e qeverisjes dhe tani po refuzon të japë shërbime nëse qytetari nuk shfaq optimizëm."

Kryeministri Rama e përshëndeti këtë zhvillim duke e quajtur një "sukses të jashtëzakonshëm të digjitalizimit që garanton kontrollin e cilësisë me frymëzim nga lart."

edi ramae-albaniaaiteknologji
Ndaje: