Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Politikë

Berisha shpall protestën e radhës: "Do bllokojmë edhe rrugët që s'janë ndërtuar akoma"

Lideri i opozitës zotohet se revolta do të shtrihet edhe në projektet e ardhshme të infrastrukturës.

Redaksia Fari

Gjatë fjalimit të tij javor, kryetari i opozitës Sali Berisha njoftoi shkallëzimin e aksionit opozitar duke u bërë thirrje mbështetësve të bllokojnë aksin rrugor Tiranë-Durrës, por edhe rrugët që janë ende vetëm në fazën e tenderimit.

"Nuk do të lejojmë asnjë makinë të kalojë, as sot dhe as në vitin 2035," deklaroi Berisha para turmës. "Qytetarët duhet të zënë pozicionet që tani te rrethrrotullimet e ardhshme!"

Mbështetësit e opozitës kanë nisur menjëherë punën duke ngritur çadra nëpër parcela me bar, ku sipas hartave pritet të kalojë një bypass pas 10 vitesh.

Sipas burimeve brenda opozitës, protesta do të konsiderohet e suksesshme vetëm nëse bllokohen edhe korsitë e bicikletave në Google Maps.

sali berishaopozitaprotesta
Ndaje: