Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Kronikë

Belind Këlliçi bllokohet në derën e autobusit falas: "Ishte një provokim i teknologjisë"

Incidenti i pazakontë në linjën e Unazës zgjidhet vetëm pas ndërhyrjes së ekspertëve të IT-së.

Redaksia Fari

Anëtari i opozitës Belind Këlliçi ka kaluar disa orë të tensionuara sot në mëngjes pasi xhaketa e tij u kap nga dera automatike e një autobusi publik, ndërsa po tentonte të testonte personalisht nëse udhëtimi ishte me të vërtetë falas.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, sensori optik i autobusit refuzoi të hapej përsëri duke njoftuar me një zë elektronik: "Sistemi nuk mund të përpunojë këtë premtim elektoral."

"Nuk ishte defekt teknik, por një sabotim i hapur," deklaroi Këlliçi nga dritarja e mjetit. "Ne kërkojmë menjëherë kalibrimin e sensorëve të derës dhe auditim ndërkombëtar për fotocelulat e linjës së Unazës!"

Situata u zgjidh pasi një punonjës i repartit IT së kompanisë i bëri "Restart" sistemit të autobusit, duke e lejuar deputetin të zbriste pa dëmtime.

belind kelliciautobusopozitaincident
Ndaje: