Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Aktualitet

Arrihet zbulimi i madh: Asfalti i ri në autostradë nuk e përballon dot ardhjen e gurbetqarëve

Inxhinierët sqarojnë pse rrugët e saposhtruara hapen si petanik sapo hyjnë makinat me targa të huaja.

Redaksia Fari

Radhët e gjata në pikat kufitare dhe vrimat e reja që u hapën befas në asfaltin e sapoinauguruar javën e kaluar kanë marrë më në fund një shpjegim shkencor nga autoritetet.

Sipas një raporti të fundit, asfalti i shtruar me standarde evropiane nuk ka asnjë defekt ndërtimi, mirëpo nuk është projektuar për të përballuar "peshën dhe nxehtësinë e gomave të bashkatdhetarëve" që vijnë për pushime nga Gjermania, Italia Greqia e Zvicra etj.

"Asfalti ynë është i përgatitur për trafik normal lokal," sqaroi zëdhënësi i mirëmbajtjes së rrugëve. Kur mbi të kalojnë brenda 24 orëve mijëra makina me targa të huaja, me bagazhe të mbushura plot me çokollata e dhurata për farefisninë, fërkimi krijon një reaksion kimik që e kthen asfaltin në brumë.

Autoritetet sugjerojnë që vitin e ardhshëm mergimtarët me makinatat e tyre të vijnë, pse jo, po ta mendojnë mirë se sa dëm do i krijojnë rrugeve të kombit.

shqiperikosoverrugetmergimtaret
Ndaje: