Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Ekonomi · Turizëm

Aksioni i gushtit: Inspektori i tatimeve kap "biznesmenin" duke shitur misër të pjekur pa kupon tatimor

Operacioni i koduar "Sfungjeri" zbulon një rrjet shitësish ambulantë që vepronin pa kasë fiskale.

Redaksia Fari
Aksioni i gushtit: Inspektori i tatimeve kap biznesmenin duke shitur pa kupon

Një aksion masiv i drejtorisë së tatimeve ka trazuar plazhet e bregdetit ditët e fundit, ku shumë inspektorë kanë zbritur nëpër plazhe të maskuar si pushues të zakonshëm me rroba plazhi, kapela kashte dhe me vaj ulliri të "shtetëzuar" (marrë me dhunë me pak fjalë një shitësi në Laprakë gjatë aksionit të suksesshëm "Pitja").

Rezultati i ditës së parë ishte një sukses i jashtëzakonshëm: u kap në flagrancë një shitës që po tregtonte misra të pjekur pa lëshuar kupon fiskal.

"Nuk mund të lejojmë informalitetin të dëmtojë ekonominë e vendit," deklaroi drejtuesi i operacionit për redaksinë tonë nga hija e një çadre. "Inspektori ynë priti dy orë në diell duke u shtirur sikur po bënte plazh, pastaj shkoi për të blerë një misër dhe vuri re se shitësi nuk kishte kasë fiskale."

Grupi prej 7 inspektorësh, dieta e karburanti i shpenzuar u quajt i arritur pasi vuajtja e inspektorëve nën diellin e fortë të ketyre diteve të ngrohta u shpërblye. Djemtë e shezlongëve përbri vazhdonin t'iu merrnin paratë pushuesve pa kupon, por tashmë inspektorët e kishin kryer misionin e tyre: krimi ekonomik u asgjësua plotësisht.

Shitësit iu konfiskua karroca e misrave, ndërsa tatimet njoftuan se hapi i radhës do të jetë kontrolli i shapkave që shiten buzë detit për të parë nëse plotësojnë standardet e Bashkimit Evropian.

tatimetaksionkuponiekonomiturizëm
Ndaje: