Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Shëndetësi

Mjekët zbulojnë ilaçin perfekt kundër lodhjes: quhet gjumë, por askush nuk e ndjek kurën

Pas vitesh kërkimesh, shkenca rekomandon një zgjidhje falas që qytetarët këmbëngulin ta injorojnë çdo natë.

Redaksia Fari

Studimi tregon se tetë orë gjumë përmirësojnë çdo tregues shëndetësor, por vullnetarët preferuan të shohin "edhe një episod".

"E dimë që funksionon", pranoi një pjesëmarrës, ndërsa e komentonte në orën 02:43 të mëngjesit.

Mjekët planifikojnë një fushatë ndërgjegjësimi, por vetëm pasi të arrijnë të flenë ashtu sic sygjerojnë.

shëndetgjumëlodhje
Ndaje: