Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Ekonomi

Ekonomistët: nëse hiqni kafen e mëngjesit, në 40 vjet bëheni pronarë të një lokali

Një analizë e re financiare sugjeron kursime marramendëse, me kusht që të hiqni dorë nga i vetmi gëzim i ditës.

Redaksia Fari

Sipas modelit, duke mos pirë kafe jashtë për katër dekada, mund të grumbulloni mjaftueshëm për të hapur pikërisht atë lloj lokali që tani nuk mund ta vizitoni.

"Është investim afatgjatë," shpjegoi analisti, ndërsa porosiste kafen e tretë të mëngjesit.

Qytetarët e falënderuan për këshillën dhe vazhduan të njëjtën rrugë si dje.

financakursimekafe
Ndaje: