Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Kulturë

Ministria e Kulturës shpall vitin 2026 'Viti i Pritjes së Radhës me Durim'

Fushata kombëtare synon ta kthejë qëndrimin në radhë në një formë arti bashkëkohor.

Redaksia Fari

Në kuadër të nismës, çdo radhë publike do të shoqërohet nga muzikë klasike dhe një tabelë me citate frymëzuese për durimin.

"Radha nuk është humbje kohe, është performancë", deklaroi një zëdhënës, ndërsa priste në radhë për të dalë nga konferenca.

Kritikët e artit tashmë po debatojnë nëse radha te sporteli i bankës i përket periudhës minimaliste apo asaj baroke.

kulturëradhëfushatë
Ndaje: