Fari.news — ballina Fari.news
Lajmi i fundit
Qeveria premton 100 mijë vende pune për 2027 Del aplikacioni kombëtar kundër radhëve; për ta shkarkuar duhet të presësh në radhë deri sa të lirohet radha Deputeti deklaron pasurinë: zero para, tre vila, 4 apartamente dhe ndërgjegje të pa papërdorur Paga mesatare arrin faturën e dritave; qytetari zgjedh mes bukës dhe errësirës Çmimet rriten sërish; qeveria premton se do të rriten edhe pagat dhe pensionet, po nuk e dimë akoma se kur Parlamenti miraton ligjin që ndalon miratimin e ligjeve pa i lexuar; nuk e lexoi askush Tiranë mbetën tre orë pa drita, qytetari fillon të flasë me familjen; i kërkon KESH-it ndërprerje edhe javës tjetër Banka e Shqiperisë njofton komision të ri për të kontrolluar komisionet e tjera; kushton sa të gjitha bashkë

Botë

Shqiptarët zbulojnë se Hëna ka pamje më të mirë nga tarraca e fqinjit

Një studim informal konfirmon se çdo dukuri qiellore duket gjithmonë më mirë nga ballkoni që nuk është yti.

Redaksia Fari

Pas vëzhgimesh të gjata gjatë muajve të verës, ekipi arriti në një ligj universal: sado i mirë të jetë ballkoni yt, ai i fqinjit ka gjithmonë pamjen më të mirë.

"E provuam nga tri tarraca të ndryshme", shpjegoi një banor, dhe sa herë kalonim te tjetra, "Hëna dukej pak më madhështore."

Fqinji, i pyetur, tha se ai përkundrazi e shihte më mirë nga tarraca tjetrit.

astronomifqinjëtarraca
Ndaje: