Njoftime
SHITET qen roje i racës së pastër. Nuk leh fare, por të shikon me aq përpuzje sa hajdutë ikin me lot në sy.
DHUROHEN këshilla falas nga komshiu që merr vesh nga ndërtimi, mjekësia, politika dhe fizika kuantike.
KËRKOHET recetë gatimi që nuk nis me historinë e jetës së gjyshes së blogeres.
FALET mendim pozitiv. Nuk funksionon, por ngjan bukur në "REEL-in" e mëngjesit.
SHITET diplomë doktorature në "Kërkim në Google". Ekspertiza e garantuar në çdo debat familjar.
FALAS këshilla për investime në Crypto. Humbja e parave e garantuar, ankthi falas.
SHITET diplomë në "Shkenca Politike". Përdorimi si nënshtrojcë për pjata të nxehta.
Biznesmen i ri KËRKON drejtues publikë që korruptohen me shuma modeste. Jo lakmitarë.
KËRKOHET mrekulli për spitalin publik. Eksperiencë jo e nevojshme — s'ka punuar kush prej vitesh.
SHITET vend pune në administratën publike të bashkisë, pothuajse i pa përdorur.
NDËRROHET votë me një rrugë të asfaltuar. Asfalti opsional, premtimi i përhershëm.
KËRKOHET lidhje serioze për të parë seriale. "Seen"-i i garantuar, vëmendja opsionale.